Kreu i këshillit rajonal të Shaar Hanegev,rajoni i Izraelit në kufi me Rripin e Gazës u vra në një përleshje me terroristët e Hamasit. Këtë e raporton Times of Israel.
Autoritetet lokale deklaruan se “Ofir Liebstein u vra teksa po shkonte për të mbrojtur qytetin e tij gjatë sulmit terrorist”. Zëvendësi i tij në Këshill, Yossi Keren, u thirr për të menaxhuar urgjencën.