Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus, përmes një videoje të postuar në platformën X (ish-Twitter) tha se vendi i tij kishte vendosur 100 mijë trupa rezervë pranë Gazës për luftën e vazhdueshme me Hamasin.
Ai shtoi se ata duhet të siguroheshin që Hamasi “nuk do të jetë në gjendje të qeverisë Rripin e Gazës”, raporton NewYorkTimes.
“Ne kemi vendosur rreth 100 mijë trupa rezervë që janë aktualisht në Izraelin jugor. Detyra jonë është të sigurohemi që në fund të kësaj lufte, Hamasi nuk do të ketë më asnjë aftësi ushtarake për të kërcënuar civilët izraelitë. Përveç kësaj, ne gjithashtu duhet të sigurohemi që Hamasi nuk do të jetë në gjendje të qeverisë Rripin e Gazës”, tha Jonathan Conricus në një video të postuar në X (ish-Twitter).
Conricus shtoi se synimi i trupave izraelitet janë luftëtarët e fundit palestinezë të infiltruar në Izraelin jugor.