Armando Broja mori ftesën e Sylvinhos për ndeshjet që Kombëtarja jonë do të luante përballë Çekisë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 dhe miqësoren ndaj Bullgarisë.

Por sulmuesi i Chelseat u largua nga grumbullimi dhe nuk luajti në asnjë nga këto dy ndeshje. Pas këtij largimi që u konstatua si dëmtim, shqiptarët filluan të krijonin aludime dhe duke e “urryer” disi Brojën.

Por Pochettino ka thënë fjalën e tij për këtë situtatë të Armando Brojës dhe ka njoftuar se ai do të mungojë në ndeshjen që “Blutë e Londrës” do të luajnë përballë Arsenalit.

“Kemi sërish shumë mungesa dhe një ndër to është ajo e Brojës. Ka një irritim në gjurin e majtë, arsye për të cilën ndërpreu edhe grumbullimin me kombëtaren. Në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Jackson, për të cilin do të vendosim vetëm nesër”, u shpreh trajneri argjentinas.

Kështu bien poshtë aludimet që Armando Broja la kombëtaren kuqezi që të shkonte në mënyrë që të ishte i gatshëm për ekipin londinez.