Analisti Ilir Yzeiri tha në një intervistë për Euroenws Albania se më në fund drejtësia theu mitin se Sali Berisha është i paprekshëm.
Ai tha se nuk i takon atij të thotë nëse është fajtor apo jo ish-kryeministri, por ndaj tij rëndojnë një mal me akuza për të cilat ai do duhet të hetohet e të gjykohet.
“Ky njeri i cili ka djegur Shqipërinë në ’97, në fund fare është përgjegjës, se kur ishte në zyrën e tij në kryeministri u vranë 4 protestues. Sikur të mos mjaftonte kjo, po ky njeri sulmoi me të gjitha mjetet godinën e partisë së tij.
Ky njeri ndaj të cilit ka një mal me akuza, deri më tani kishte krijuar mitin se ishte i paprekshëm nga drejtësia. Unë nuk e di nëse është apo jo faktor, këtë do e zgjidh drejtësia, ajo që unë dua të them se më në fund drejtësia tregoi se është e pavarur dhe njerëzit janë të barabartë para ligjit”,-tha analisti Yzeiri.