Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale. E pyetur nga moderatori se ‘për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj’, aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.
“Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty”, tha Rudina.