Këtë të martë, në Gjykatën e Durrësit do të mbahet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkon të betohet.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raporton se seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 11:45.
“Sot pritet të nisë seanca gjyqësore në ngarkim të Fredi Belerit. Gjyqtare është Entela Shedola, e cila ka karrë përsipër të gjykojë këtë çështje të nxehtë. Rrreth orës 11:45 minuta pritet të fillojë seanca. Pritet që nga çasti në çast, nga informacionet që kemi nga Gjykata e Shkjalës Parë Durrës, që Fredi Beleri të jetë i pranishëm në sallë, por kjo nuk është zyrtare. Nuk do të jetë një seancë me dyer të mbyllura”, raportoi gazetari Musai.
Ndërkaq, në Gjykatën e Durrësit, ka mbërritur ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kosandina Kamitsi.
Çështja Beleri është kthyer në një problem në gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit. Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën.
Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar të përfshihet në këtë çështje të nxehtë. Gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër gjyqtarja Entela Shedola