Nga ALban Daci/

Kaluan 30 vjet nga koha kur Ramiz Alia u largua duke i dhënë mundësi vendit për një tranziciom të gjatë dhe të butë.

Erdhën këta dhe u sollën njësoj si Alia e me siguri edhe më keq duke përvetësuar pronat e shqiptarëve, pasuritë e e Shqipërisë e duke e bërë monopol familjar e fisnor pushtetin e sot akuzojnë se: bijtë e Alisë po na sulmojnë njësoj si në vitet ’90!

Harrojnë faktin se Alia qëndrojë dhe iku pa marr asnjë qindarkë pa e bërë pushtetin me trashëgimi dhe po ashtu të gjitha pronat ishin të Shtetit dhe ja la shtetit! Madje bëri edhe burg duke njohur vendimet e drejtësisë shqiptare edhe pse po të donte kishte mundësi të ikte! Këta që gjejnë justifikim tek Ramiz Alia nuk kanë asnjë ngjashmëri as me të!

Dikush që është pjesë e establishmentit mund të ketë miliona euro në bank dhe mund të ketë 30 pasuri të paluajtshme e ndërsa djali apo vajza e një qytetari të ndershëm nuk ka mundësi të paguaj studimet e larta, të paguaj qiranë e shtëpisë ose të plotësojë kushtet për një kredi për shtëpinë e kështu largohen të pa shpresë jashtë! Moral tjetër kjo klasë politike mos tu bëj shqiptarëve të ndershëm që i kanë bërë të ndjehen të huaj e të braktisur në vendin e tyre dhe të përballen me drejtësinë si çdo qytetarë si ai që ka hyrë në burg edhe për dritat! Histeria e disave nuk më habit, sepse po një pjesë e tyre kanë qarë edhe kur vdiq Diktatori!