Nga Ylli Pata/

Dosja e privatizimit të Klubit “Partizani” nuk është e vetmja që është në SPAK prej kohësh në ngarkim të Sali Berishës. Duke parë, mënyrën e operimit të Prokurorisë Speciale tashmë, ishte e qartë se dosjet nuk mbyllen më si dikur. Ata shqyrtohen dhe mbi to janë kryer veprime hetimore prej kohësh. Ku ka pasur një numër shumë të madh ndjekjesh penale, arrestimesh apo edhe sekuestrimesh.

Prokurorët e SPAK, të cilët kanë tagrin ligjor për të hetuar çojnë përfundimet e tyre në Gjykatë, ku palët mund të bëjnë betejë të hapur e të detajuar për faktet, argumentet dosjet. Siç ka ndodhur edhe në rastet e tjera.

Sali Berisha, i ka të gjitha mundësitë, qoftë edhe për reflektorët që janë ndezur ndaj tij, që të mbrojë veten e familjen, përpara një dosje, e cila duke qenë e para, mund të japë edhe përparësi për të, nëse ja del të kundërshtojë akuzën. Në fund të fundit, nuk ka asnjë mundësi tjetër në një rast të tillë. Sali Berisa nuk është as i pari e as i fundit shtetar i nivelit të lartë që janë përballur me akuza penale. Rasti më i freskët është njeriu më i fuqishëm në botë për 4 vjet, Donald Trump që ka qenë President i SHBA. Por lista është shumë e gjatë me Zhak Shirak, Francoise Miterrant, Giulio Andreoti, Nicolas Sarkozy etj etj.

Dikush ka dalë fare i pafajshëm, dikush pjesërisht i pafajshëm, dikush është edhe dënuar. Përgjithësisht në Perëndim, njerëzit e fuqishëm janë gjithmonë në lupën e drejtësisë për çështje fondesh.

Në shumë nga këto raste, të akuzuarit VIP, kanë akuzuar prokurorët që kanë nisur çështjen se po e bëjnë politikisht dhe me tendencë. Por në fund, të gjithë i janë përveshur punës së bashku me avokatët për ta provuar në gjykatë bindjen e tyre.

Kurse në rastin “Berisha”, si vetë personi nën hetim, por edhe mbështetësit e tij mediatikë, kanë nisur një fushatë kërcënimi ndaj prokurorëve të çështjes. Të cilët, përveçse akuzohen, shantazhohet herë se mund të sulmohen fizikisht, e herë se do t’i gjejë një e keqe “ligjore”.

Për çdo njeri që kupton nga këto punë, e di se të gjitha këto gjëra që thonë mund të ndikojnë negativisht në pozitën e personave nën hetim. Ngase ligjërisht mund të shtohet edhe ndonjë akuzë për pengim hetimesh apo për kërcënim në krye të detyrës, që është shpesh edhe rëndim më i madh i situatës së të pandehurve.

Po pse atëherë kërcënohen prokurorët? Nuk se është një taktikë e panjohur. E kanë përdorur përgjithësisht bosët e mafia-s në Itali, të cilët edhe kanë vrarë e hedhur në erë prokurorë nga më të guximshëm. Në procesin ndaj Toto Riinas, i cili vdiq në burg pasi u dënua me disa vendime të përjetshme, doli se ai kishte urdhëruar vrasjet e Giovani Falcones dhe Paolo Borselinos, që të çonte direkt një mesazh ndaj gjyqtarëve të Kasacionit, të cilët kishin në dorë të konfirmonin vendimin e Maxiproceso-s për Cosa Nostra-n e dhënë në Palermo, ose ta rrëzonin atë.

Në vendimin për Riina-n, ku u lexuan verbale të pafundme përgjimesh theksohej se kreu i mafias siçiliane mbronte idenë e atentateve, duke i mëshuar idenë se gjykatësit e Kasacionit janë njerëz, kanë familje. Duke parë se sa të tmerrshëm jemi ne, do të tërhiqen.

Bernardo Provenzano, shoku dhe partneri i Rinas ishte kundër idesë së atentateve, pasi mbronte konceptin se ky është një logjikë vetëvrasëse pa një mundësi shpëtimi. E në këtë rast Riina ja ktheu : Po si mund të mbroj unë familjen time nëse jam i izoluar në një vrimë mi