Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë padyshim një nga çiftet më të dashur të momentit. Që kur ata nisën historinë e dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, kanë fituar pëlqimin e fansave, të cilët tashmë janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tyre.

Moderatorja dhe këngëtari janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku ndajnë me fansat foto e video nga përditshmëria dhe jo vetëm.

Së fundmi, Kiara duket se është bërë nostalgjike pasi ka hapur arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit e saj disa video kur ka qenë e vogël.

Në njërën prej videove, moderatorja e njohur shfaqet e veshur si nuse dhe bashkëngjitur me pamjet shkruan:

“Kisha fiksim të bëhesha nuse”, duke e shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur.

Nga ana tjetër si Luizi, ashtu edhe Kiara dihet që janë përkushtuar në projektet e tyre televizive dhe jo vetëm dhe me siguri që pjesën më të madhe të kohës momentalisht ia kushtojnë karrierës.

Titon e shohim çdo të diel në orën 12:45 në ekranin e Top Channel, nën moderimin e emisionit “Dancing With The Stars Fan Club”.