Mali i Bardhë në Kurbin është një prej fshatrave ku dëshmohet bashkëjetesa dhe harmonia fetare, vlerë që e ka dalluar Shqipërinë ndër shekuj.
Aty ndodhet një prej objekteve më të vjetra të kultit, Kisha e Shën Mëhillit e ndërtuar afro 7 shekuj me parë, që i ka afruar më tepër myslimanë dhe të krishterë.
Rindërtimi i kishës disa vite më parë u bë me kontributin e myslimanëve që përbëjnë mbi 90% të banorëve të fshatit.
Ata thonë se janë pranë njëri-tjetrit në ditë të mira e të vështira.
I kanë lënë mënjanë dallimet e besimit e shprehen se janë të një gjaku.
Çdo fillim vjeshte në kishën shekullore vijnë pelegrinë nga vende të ndryshme.
Ritet fetare i kryejnë edhe banorë të fshatit, myslymanë dhe të krishterë.
Mali i Bardhë, emrin nuk e ka marrë për shkak se dominohet apo ngrihet mes gurësh të bardhë. Banorët tregojnë se ky emër ka mbetur, pasi fshati ka patur gjithmonë në themel mikëpritjen e rrallë, bujarinë e besën, që siç ata thonë, ja ka zbardhur faqen.