Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në bregdetin e Rrjollit në Velipojë.

Mësohet se ai kishte dalë për peshkim me shokët e tij ditën e djeshme, ndërsa dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm dhe nuk kishte shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.