Në Këllishin e Lartë Gjyqësor zgjidhen sot 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtar të KLGJ-së. Anëtarëve që u përfundon mandati në dhjetor janë dy gjyqtarë në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj.

Në garë për zëvendësimin e tyre janë 5 gjyqtarë, përkatësisht dy nga gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ngriti zërin se duhet reaguar me forcë ndaj sulmeve të padrejta mbi gjyqtarët.

“Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit” tha Sadushi.