Nën prezencën e 55 Bashkive në Shqipëri, u zhvillua sesioni dedikuar Punës Rinore nëpërmjet Sipërmarrjeve Bashkëpunuese dhe rolit te Kongresit Rinor Kombëtar. Drejtoresha Ekzekutiv e KRK, Dafina Peci, prezantoi rrugëtimin dhe sfidat e 10-vjecarit të KRK. Ajo u ndal në punën dhe nismat e realizuara me 12 Bashkitë mbi krijimin e Planeve Socio-Ekologjike dhe bashkëpunimet e ndërtuara në këtë drejtim.
Peci theksoi gjithashtu se programi Tirana EYC 2022 ishte një shembull i rëndësisë dhe impaktit që bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile solli për të mbështetur dhe fuqizuar projekte rinore në të gjithë Shqipërinë.
“Puna jonë vijon për nxitjen dhe promovimin e punës rinore në sajë dhe të nismës dhe projektit ”Dimensione Rinore” të cilin KRK e implementon në bashkëpunim me ”Përtej Barrierave – Beyond Barriers NGO”, tha ajo.