Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për kritikat që opozita shqiptare por edhe një sërë personalitetesh në Kosovë kanë bërë ndaj tij dhe PS-së për qëndrimet e mbajtura nga Shqipëria për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë. Rama tha se është shumë e ulët të përdoret vrasja e një polici për qëllime elektorale dhe për shpifje të kësaj natyre. Sipas tij, këto deklarata janë marifete politike për të luajtur me opinionin publik të popullatës si dhe për të nxitur armiqësinë përmes trushplarjes propagandistike.
‘Beogradi zyrtar mban një përgjegjësi të madhe përderisa nuk e dënoi por e mbuloi me flamurin kombëtar të zisë.
Kështu e lexuam, kështu e gjykuam dhe e trajtuam ne sulmin e Banjskës. Puna është se politika në Shqipëri nuk e kupton se Shqipëria e djeshme nuk është njëjtë si dikur në Rajon.
Ne vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë me vepra, pyetemi nga çdo aktor i jashtëm, kryesojmë konferenca shumë të rëndësishme. Bëhemi vendi ku mirëpresim samite. Kjo ndodh vetëm e vetëm sepse ne e kemi ngritur nivelin e Shqipërisë në një vend të ri dhe në një maj të re. Shqipërisë i kemi dhënë një rrezatim të ri si një anëtar i përgjegjshëm i një vendi proeuroatlantik. Saherë e kemi dëgjuar ta thonë të gjithë me krenari se Shqipëria është faktor paqeje dhe stabiliteti, por ndryshimi është se ka qenë pasiv, ndërsa sot është një ndër më aktivët. Kjo shihet gjithnjë e më me respekt nga bashkësia ndërkombëtare. Por ne e bëjmë për veten tonë në radhë të parë, për Shqipërinë dhe për të gjithë kombin shqiptar.
Interesi ynë strategjik i një paqeje, përfundimtare ne funksion të sigurisë, prosperitetit ekonomik dhe social është në përputhje të plotë qoftë në interesin tonë kombëtar qoftë strategjik. Qasja jonë kërkon ndërtimin e urave, mes tyre edhe me Serbinë. Dhe ku është problemi për qëndrimin tonë për Basnjkën, për qametin që prej 10 vjetësh cca nuk nxirret nga goja për këta. Si nuk lini rast pa sulmuar mua dhe PS? Ja pse në Prishtinë dhe në Tiranë nga profile publike apo mediatike, portale u nxit menjëherë pas ngjarjes së Basnjës, kundër meje personalisht si vëllai i Vuçiçit. Kur i doli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime në një prej trushplarjeve më të mëdha propagandistike. Ishte keqardhje shfrytëzimi i policit të vrarë për qëllime elektorale. Me ushqimin e ndjenjave armiqësore për mua, por duke harruar efektet përçarëve të këtyre marifeteve politike të etur për sherr. Për të ardhur keq, keqpërdoruresit të cilët fryjnë njerëzit në armiqësi.’- tha Rama.