Në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit ka mbërritur edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hasani.
Prania e Mitsotakis pritet me shumë interes, pas tensioneve mes dy vendeve për çështjen e Fredi Belerit. Mediat greke raportuan më herët se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e Belerin i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.