Kryeministrja Ana Brnabić deklaroi sot në Tiranë se nuk e kupton pse kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Kjo sipas saj, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.
Gazetarët në Tiranë vunë re se Brnabiq kishte një përshëndetje të ftohtë dhe protokollare me Ramën, duke ia vënë në dukje Kryeministres.
Brnabić u përgjigj se “ndjehej kështu dhe se nuk mund t’i thoshte lamtumirë përzemërsisht njeriut që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë .”
“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, si me të gjithë në rajon. Nuk jemi thjesht politikanë, jemi edhe njerezorë. Dhe keshtu ndihem, nuk jam e kenaqur, nuk e di pse e ka bere, nuk ka fare kuptim, nuk eshte ne perputhje me marredheniet e mira fqinjesore apo ne perputhje me iniciativën e Open Balkan”, tha Brnabić.