Deputeti Saimir Korreshi njihet për batutat e tij unike, të cilat nuk i kursen as gjatë provave me partneren e tij Livian.
Saimir: Ti kush ishe se unë isha mbreti luan.
Livia: Unë jam luanesha. O zot çfarë luani!
Saimir: Ka vetëm mace, ku ka luan në Lushnjë?
Livia: Ky vetëm për prova nuk e ka mendjen, por vetëm për gallata.
Saimir: Pse zgjodhe luanin?
Një lëvizje e vështirë për kërcimin të premten shkaktoi diskutime mes Ina Kollçakut dhe partnerit të saj Eltionit.
Eltion: Do doja që Ina të kishte më shumë vetëbesim tek vetja.
Ina: Unë kam probleme me besimin tek ty jo tek vetja.
Një incident i vogël ndodhi mes Xhuli Nurës dhe partnerit të saj Dion.
Dion: Më ngule thonjtë.
Xhuli: Jo nuk t‘i ngula.
Xhuli: Mirë më fal.
Dion: Pse thua jo për një gjë që ti e bën?