Kombëtarja shqiptare e futbollit synon sot të fitojë ndaj Çekisë për t’iu afruar më shumë EURO 2024. Dhe për ta bërë një gjë të tillë, do t’i duhet që të thyejë një tabu që zgjat prej më shumë se 70 vitesh.

Kjo është hera e 8 që dy përfaqësueset ndeshen bashkë. Në 5 ndeshjet e para, Shqipëria përballej me Çekosllovakinë, me të cilën ka dy fitore në fundin e vitit 1952 në miqësore. Ndërkohë, pas ndarjes së Çekosllovakisë, Shqipëria regjistron vetëm 2 sfida të tjera me Republikën Çeke, një miqësore në qershorin e viti 2021, si dhe duelin e një muaji më parë në Pragë.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje zyrtare përballë çekëve dhe ky mund të jetë një motivim më shumë për sfidën e sotme, duke shpresuar që të ndodhë e njëjta gjë si në muajin e kaluar me Poloninë.

NDESHJET NDËR VITE

17.09.1950 Çekosllovaki-Shqipëri 3-0 Miqësore
29.11.1952 Shqipëri-Çekosllovaki 3-2 Miqësore
07.12.1952 Shqipëri-Çekosllovaki 2-1 Miqësore
01.05.1991 Shqipëri-Çekosllovaki 0-2 Kual. Europiani
16.10.1991 Çekosllovaki-Shqipëri 2-1 Kual. Europiani
08.06.2021 Republika Çeke-Shqipëri 3-1 Miqësore
07.09.2023 Republika Çeke-Shqipëri 1-1 Kual. Europiani.