Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës pas sulmit në Banjskë.
“Dokumentimi para syve të botës i përfshirjes së të paktën katër shtresave të Serbisë në frymëzimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e sulmit terrorist. Lirimi i Milan Radojçiç është dëshmi për mundësi të hakmarrjes. Institucionet kanë hetuar inskenimet e sulmeve, qëllimi është fajësimi i Policisë së Kosovës”, u shpreh Kurti.
Kurti gjithashtu u ka bërë thirrje serbëve për vetëpërmbajtje.
“Ju bëj thirrje veçanërisht juve qytetarë serbë që të jeni të vëmendshëm e të përmbajtur ndaj nxitjeve. Në Kosovë jemi të gjithë te barabartë. Nuk ka komunitete të padëshiruara”, deklaroi ai.