Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë ditën e nesërme Konferencën parlamentare mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”. Takimi kryhet në orën 10:00, në kuadër të javës së Samitit të Procesit të Berlinit, që përpiqet t’i japë një tjetër drejtim rolit të kuvendeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit. Në mbledhje do të marrin pjesë kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare për çështjet europiane dhe deputetë nga parlamentet e Kosovës, Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në nisje të Konferencës, do të përshëndesin Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla; Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, znj. Jorida Tabaku; ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani; i dërguari i BE-së në Tiranë, z. Luigi Soreca; Sekretarja e Përgjithshme e RCC, znj. Majlinda Bregu.

Konferenca do të vijojë me dy panele diskutimesh. I pari do të jetë i fokusuar mbi rolin Kuvendit në Procesin e Berlinit dhe i dyti mbi 4 liritë themelore të BE dhe Procesi i Berlinit, sfidat e të ardhmes. Në orën 15:00, kryetarët e komisioneve parlamentare do të dalin në një deklaratë të përbashkët dhe në përmbyllje të Konferencës, znj. Jorida Tabaku, Kryetare e komisionit parlamentar për Çështjet Europiane do të bëjë përmbledhjen e diskutimeve të konferencës.

Agjenda e plotë:

10.00 – 10.30 SESIONI HYRËS

Sh.T.Z .Znj. Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit

Znj. Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane

Sh.T.Z Igli Hasani – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Republika e Shqipërisë

Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal

Sh.T.Z Luigi Soreca, i Ngarkuar me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri

Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime Politike

11.00 – 12.30 SESIONI I: ROLI I PARLAMENTEVE NË PROCESIN E BERLINIT

Moderator: Znj. Flutura Açka, Kryetare e komisionit për Arsimin dhe Mjeteve të Informimit Publik

Video mesazh nga z. Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane, Bundestagu Gjerman

Panelistët:

Sh.T.Z Álvaro Renedo Zalba – Ambasador i Spanjës në Shqipëri

Sh.T.Z. Karl Bergner – Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

Arbër Ademi, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane
Znj. Etilda Gjonaj, Zëvendëskryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane

Znj. Jevrosima Pejoviq, deputete

13:30 -15:00 SESIONI II: KATËR LIRI DHE PROCESI I BERLINIT: Sfidat në tej

Moderator: Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Video mesazh nga z. Michael Roth, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman

Panelistët:

Sh.T.Z Christian Steiner – Ambasador i Austrisë në Shqipëri

Znj. Elvira Kovács, Kryetare e Komisionit për Integrimin në BE

Znj. Rezarta Krasniqi, Kryetare e Komisionit për Integrime në BE

Z.Zdenko Ćosić, Kryetar i Komitetit të Përbashkët për Integrim në BE

15.00 – 15.20 Konkuzionet e takimit

Miratimi i Deklaratës së Përbashkët

Fjala përmbyllëse e Kryetares së Komisionit të Çështjeve Evropiane

Znj. Jorida Tabaku