Kombëtarja e Çekisë do të zbresë në stadiumin e “Air Albania” të enjten e 12 tetorit për të luajtur ndeshjen përballë Kombëtares sonë, në kuadër të kualifikuesve të Europianit të Gjermanisë që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Por një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme për Kombëtaren kuqezi dhe Sylvinhon. Mesfushori Alex Kral, është larguar nga grumbullimi i kombëtares çeke. Lojtari i Union Berlin është larguar për shkak dëmtimi.
Aktualisht ekipi i Çekisë po stërvitet në Pragë, ndërsa të mërkurën e 11 tetorit do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore.