Ish-deputeti Mark Frroku është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pas hetimeve për përplasjen që ndodhi ditën e djeshme mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës lidhur me pretendimit për pronësinë e tokës në zonës bregdetare.
Gjatë ditës së djeshme pati një konflikt mes disa personave dhe përfaqësuesve të Kishës në Kepin e Rodonit, ku u qëllua dhe me armë zjarri në ajër.
Mësohet se Frroku ka qenë i pranishëm në vendin e konfliktit si përfaqësues i Kishës Katolike, së bashku me disa persona të tjerë.
Bashkë me Frrokun janë vënë në pranga edhe 7 persona të tjerë që kanë qenë të përfshirë në konflikt. Ata u shoqëruan fillimisht gjatë ditës së djeshme në komisariatin e policisë së Durrësit, ndërkohë që sot iu është komunikuar dhe arrestimi.