“1. Shteti i Malit të Zi është anëtar i NATO-s

2. Shteti i Malit të Zi ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

3. Shteti i Malit të Zi dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës;

4. Shteti i Malit të Zi vendosi dhe mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë;”

Keto ishin kushtet e panegociueshme te Forumit Shqiptar ne Mal te Zi, te shpallura dite me pare nga drejtuesi Nik Gjeloshaj, per te gjitha partite qe do bashkoheshin me partine Europa Tani qe kishte mandatin e krijimit te qeverise. Ishin premtime ne fushate dhe kushte per çdo subjekt qe do pranonte bashkeqeverisjen me Forumin Shqiptar.

Per ndertimin e shumices, duheshin edhe votat e partive pro-serbe dhe per ta kushtet e Forumit Shqiptar ishin praktikisht njohje e pavarsise se Kosoves dhe aprovim te sanksioneve ndaj Rusise.

Dhe ashtu ndodhi. Pak me pare serbet kane pranuar kushtet e shqiptareve, duke i dhene fitoren e pare te Forumit Shqiptar ne Mal te Zi.

Pro-Serbet kane pranuar kushtet e shqiptareve dhe nga ana tjeter pro-serbet nuk do te jene pjese e qeverise, por do kene vetem kryekuvendarin.

Kjo ngjarje politike duket se u ka dhene shqiptareve atje shume pushtet jo vetem me zv.kryeministrin dhe 2 ministri te medha, por edhe pushtet politik duke fituar ndaj   pro-serbeve të cilet jane dorezuar dhe kane pranuar njohjen e Kosoves, denimin e Rusise dhe rrugen pro-perendimore te Malit te Zi.

Behet me dije se edhe perfaqesuesi i Aleances Shqiptare, Genc Nimanbegu ka pranuar bashkeqeverisjen me pro-perendimoret e “Europa Tani”.

Lajmin e pranimit per tu bere pjese e qeverise pas pranimit te kushteve e ka dhene Forumi Shqiptar, qe shkruan:

Forumi Shqiptar, në takimin që u mbajt sonte, ka vendosur që të mbështesë parimet programore të mandatarit Millojko Spajiq, për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, në ç’mënyrë edhe e ka pranuar pjesëmarrjen në të.

Si subjekti politik më i madh i Shqiptarëve në Mal të Zi, Forumi Shqiptar në këtë mënyrë synon ta vërtetojë përkushtimin programor të të gjithë subjekteve që e përbëjnë, se Shqiptarët në Mal të Zi të jenë partner i vërtetë i të gjithë forcave demokratike pro-perëndimore në Mal të Zi në rrugën e tij evropiane dhe evroatlantike.

Marrja e vendimit të këtillë është lehtësuar me frymën demokratike pro-perëndimore të vetë parimeve programore të mandatarit Spajiq, veçanërisht atyre që flasin për vendosmërinë për të qëndruar në rrugën drejt hyrjes në BE, me gatishmëri për harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Malit të Zi me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, si dhe që Mali i Zi të jetë vend anëtar i besueshëm i Aleancës NATO dhe që të vazhdojë bashkëpunimin miqësor me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

E bëjmë këtë edhe për shkak të qëllimit tonë që me pjesëmarrje në Qeveri të kontribuojmë avancimit të statusit dhe pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi, në themele të standardeve demokratike të BE-së që i referohen çështjes së të drejtave të pakicave kombëtare. Në këtë drejtim, Forumi Shqiptar do të ofrojë një dokument konkret, që mbi parime të aksionit afirmativ, do të mundësojë pjesëmarrjen e barabartë të Shqiptarëve në procese shoqërore, me theks të veçantë tek përfaqësimi proporcional i tyre në institucione të shtetit dhe shërbime publike të Malit të Zi, si dhe tek decentralizimi i pushtetit, ky që nënkupton më shumë autonomi për vetëqeverisjet lokale.

Për të arritur të gjitha të sipërpërmendurat, Forumi Shqiptar është i gatshëm për bashkëpunim edhe me subjektet me të cilët, në procese demokratike të deritanishme, ka pas dallime, por të cilat dallime i ka zbutur koha dhe ka bërë që të kuptohet domosdoshmëria e veprimit të përbashkët drejt forcimit dhe kultivimit të mëtejshëm të bashkëjetesës në Malin e Zi demokratik, të pavarur dhe sovran.

Kjo konfirmohet edhe me nënshkrime të të gjithë subjekteve që japin mbështetje Qeverisë së ardhshme për Marrëveshjen e propozuar, përkushtimet programore e të cilës janë kompatibile edhe me qëllimet programore të Forumit Shqiptar.

Forumi Shqiptar