Lideri i Hamasit, Ismail Haniy thotë se sulmi i papritur ndaj Izraelit u bë për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.
“Grupi palestinez Hamas po bën një fushatë heroike që synon mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa, vendeve të shenjta dhe të burgosurve”, u shpreh lideri i grupit palestinez.
Kështu, arsyeja kryesore e sulmit sipas tij është agresioni ndaj xhamisë Al-Aksa nga izraelitët, i cili ka zgjatur për shumë muaj dhe është intensifikuar ditët e fundit.
Sulmi i paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, filloi mëngjesin e sotëm. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, ku përveç mijëra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.