Ministri i Brendshëm Taulant Balla po raporton në Komisionin për Çështjet Europiane. Balla tha se nuk ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS dhe tha se garanton qytetarët se çdo e dhënë e tyre është e sigurt.
Balla tha se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim dhe i bëri thirrje që të jetë i plotë. Ministri tha se sistemi është funksional dhe ai ra pre e sublimit kibernetik që Irani ndërmori një vit më parë ndaj vendit tonë, por theksoi se nuk ka asnjë rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS.
“Një çështje që më shumë është abuzuar në publik se ka të vërteta shqetësuese lidhur me pretendime për rrjedhje të informacionit të sistemit TIMS. Garantoj çdo qytetar se të dhënat në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura, nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem i fortifikuar falë edhe mbështetjes së partnerëve, SHBA. Sistemi ynë është sulmuar si pjesë e një sulmi total gjatë verës së vitit të kaluar gjatë sulmit kibernetik verën e kaluar. Sistemi është 100% funksional. Ministri është informuar në kohë reale nga vetë personat që pretendonin për këtë problematikë dhe që nga ai moment i kam kërkuar drejtorëve të AMP dhe Policisë së Shtetit, të dy kanë inicuar hetimet e tyre qoftë Rrumbullaku qoftë drejtori i AMP dhe u kam kërkuar përfshirjen e menjëhershme të SPAK, por ka qenë rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqet nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka regjistruar një procedim që unë e mbështes”, tha Balla.