Reperja e famshme shqiptare, Loredana Zefi disa muaj më parë iu dha fund zërave duke konfirmuar lidhjen me futbollistin 21-vjeçar, Karim Adeyemi.
Dyshja duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe postojnë shpesh foto e video së bashku në rrjetet e tyre sociale.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për mediat gjermane, Loredana ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me Adeyemin.
Reperja tregoi se futbollisti ka bërë hapin e parë duke i shkruar asaj në rrjetet sociale teksa ajo ndodhej në Dusseldorf.
Ndër të tjera Loredana tha se takimi i parë me të dashurin e saj aktual ka ndodhur kur ajo ndodhej në një hotel në Dortmund.
Ajo u shpreh se ishte e uritur dhe se hoteli ku po qëndronte nuk ofronte ushqim ndaj i shkruajti Adeyemit pasi edhe ai ndodhej në të njëjtin qytet.
“Sapo konsumova ushqimin kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, tha reperja.
Kujtojmë që nga lidhja me reperin shqiptar, Mozzik, Loredana ka dhe një vajzë Hanën, ndërsa disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se se dyshja kanë edhe një fëmijë tjetër së bashku.