Forcat ukrainase denoncojnë edhe një herë përdorimin e municioneve me fosfor nga trupat ruse. Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Ihor Moroz, rusët sulmuan dje vendbanimin Novoukrainka me municione fosfori.

“Në drejtim të Volnovakha, rusët qëlluan dy herë në Vuhledar dhe goditën Novoukrainka me municion fosfori,” shkroi Moroz në një postim në Facebook.

Kievi ka denoncuar vazhdimisht përdorimin e këtyre armëve nga forcat ruse, veçanërisht në betejën për Bakhmut.