Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se shumica e vendeve të botës po bashkohen gradualisht rreth një vizioni të përbashkët, planit të tij të paqes për Ukrainën. Ai foli për këtë gjatë ditës së parë të punës në Maltë për propozimin e tij prej dhjetë pikash për t’i dhënë fund luftës.

Nga ana tjetër, forcat ruse rrëzuan 36 dronë ukrainas mbi Detin e Zi dhe gadishullin e Krimesë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Natën e 29 tetorit, u ndalua përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist duke përdorur dronë të tipit ajror në territorin e Federatës Ruse”, shkroi ministria në Telegram.