Ish-presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Ukrainës. Trump i është drejtuar presidentit Joe Biden, ndërsa i thotë se edhe Europa duhet t’i japë të kontribuojë në shpenzimet e Ukrainës.

“Pse Joe Biden i korruptuar nuk e bën Evropën të kontribuojë në shpenzimet e Ukrainës?”, shkroi Trump.

Trump akuzon Evropën se është 175 miliardë prapa në krahasim me Shtetet e Bashkuara dhe pohon se për çdo dollar të shpenzuar nga amerikanët duhet të ketë një dollar korrespondues të shpenzuar nga Evropa.

“Asnjë dollar tjetër nuk duhet të jepet derisa Evropa të ketë barazuar paratë që Shtetet e Bashkuara kanë vënë për të mbrojtur Ukrainën”, shkroi ai.