Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca thotë se Ballkani Perëndimor është në Bashkimin Europian. Duke folur në konferencën parlamentare mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, Soreca tha se për shkak të luftës në Ukrainë, situata gjeopolitke ka ndryshuar dhe nevoja e zgjerimit të BE nuk ka qenë kurrë më e madhe se tani.

“Në zinxhirin e takimeve që kemi organizuar për Procesin e Berlinit, ky takim ka një rëndësi të veçantë për ne. Është shumë e rëndësishme që ministrat dhe drejtuesit e shteteve të takohet, por edhe anëtarët e parlamenteve të rajonit të takohen dhe të tregojnë unitetin e tyre dhe të dalin me deklarata të përbashkëta me të njëjtin zë. Ballkani është pjesë e BE, se ndryshimet gjeopolitke me mënyrën se si Rusia e sheh Ukrainë i ka fokusuar të gjitha mendjet në Bruksel. E ka rritur mendjen, kurrë s’ka qenë më e madhe se tani për zgjerimin e BE. Është një çështje e lartë strategjike për sigurinë në BE. Shpresojmë që të përgatitemi për samitin e Ballkanit perëndimor që në mes të dhjetorit do zhvillohet në Bruksel. Siç e thashë, në këtë kontekst procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm se është një platformë që rajoni të punojmë më shumë për reformat, projektet e integrimit, presim që samiti të hënën të arrijë rezultat sa më praktik në disa fusha, transporti, axhenda dixhitale, transporti, energjia dhe tregu i përbashkët. Shqipëria meriton merita si një nga vendet e para që ka marrë përsipër drejtimin”, tha Soreca.