Lulzim Basha ka paralajmëruar se pas akuzave që i bëri Bardhi, këta të dy mund të përfundojnë në prokurori. Bardhi e akuzoi se ka marrë dy kate në një prej kullave më të shtrenjta në Tiranë, ndërsa Basha e cilësoi si një shpifës që natën firmos për kulal e ditën sulmon PD për llogari të Ramës.
Prisja përgjigje nga ty kryetare dhe jo nga bashkautorët e kësaj zallamahie. Por meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies së qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, atëherë edhe njëherë po të them jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë këtë luftë të ndyrë personale në këtë sallë në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve kam një përgjigje votoni vettingun politik, ndërsa shqiptarëve do u them është i vetmi parlament, ku prej vitit 91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për ca thonë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët siç u hap sot pa mbajt askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit gojë çorap pisët që janë çuar e cohen këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Ramës, ta dinë se nuk ka e mbyllin dot gojën dhe këtu do përballeni me projektligjin për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq papërgjegjshmërinë që të dilni në këtë foltore e të shpifni siç iu do qejfi.