Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Izrael.

Menjëherë pas mbërritjes, Macron është takuar me shtetas izraelito-francezë që kanë humbur të dashurit, si dhe familjet e pengjeve.

Macron pritet të takohet më vonë sot me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu

Qëllimi i vizitës është të tregojë solidaritetin e Francës me Izraelin, të ndihmojë në lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe të parandalojë çdo përshkallëzim të konfliktit aktual, kanë thënë këshilltarët e tij për Reuters.

Macron do të takohet gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe liderët e qendrës Benny Gantz dhe Yair Lapid nga opozita.