Nga Tirana, presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa tha s epo bëjnë negociata për çlirimin e pengjeve, si atyre francezë, por edhe të të tjerëve. Macron paralajmëroi një vizitë të tij, por vetëm kur të këtë një marrëveshje çoftë për çështjen humanitare apo për mospërshkallëzimin e situatës.
“Kemi kontaktuar me Hamasin për të arritur çlirim e pengjeve francez dhe të gjithë të tjerëve. Marrja e civilëve peng, nga të gjitha kombësitë është e tmerrshme, e neveritshme. Po bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Orë pas ore i ndjekim këto negociata. Po bëjmë gjithçka për të arritur çlirimin. Kam pasur rastin të bisedoj me kryeministrin izraelit, presidentin palestinez dhe gjithë drejtuesit e zonës dhe kam 10 ditë që e bëj. Kam shprehur solidaritetin tonë me popullin e izraelit. U shpreha mbështetjen që Izraeli që të mbrohet, kam kërkuar respektimin e të drejtës humanitare dhe mbrojtjen e popullsisë civile dhe mos shkallëzimin e konfliktit në Liban. Do shkoj sapo të vlerësoj se kemi një axhendë të dobishme dhe veprime konkrete për të zhvilluar atje. Do shkoj kur të kemi një marrëveshje konkrete qoftë për mospërshkallëzimin dhe çështjet humanitare”, tha Macron.