Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai nuk ka “prova zyrtare” të mbështetjes iraniane për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

Duke folur të martën në një konferencë për shtyp në Hamburg së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Macron tha se, megjithatë, “ka të ngjarë që Hamasit t’i ofrohet ndihmë”, shkruan CNN.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë pasur një ton të ngjashëm si Macron.

Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare Jon Finer tha se nuk ka asnjë “informacion twdrejtpërdrejtë” që lidh këto sulme me Iranin në këtë moment, por se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani është “gjërësisht bashkëpunëtor” në sulmet e Hamasit në Izrael.