“Të dëshirosh dhe të ushtrosh praktika të tilla- thotë teologu Miron Çako, – është sikur njeriu të bëj një pakt me djallin”.
Teologu tregon raste se kur ajo praktikohet më së shumti dhe çfarë duhet të kemi parasysh për tu mbrojtur nga magjia e zezë.
I pyetur nëse agjërimi e ndihmon njeriun të largojë shpirtrat e djallit si rezultat i një magjie të zezë ai përgjigjet:
“Patjetër ndihmon, pasi kur njeriu ushqehet me tepri jo vetëm dëmton shëndetin por i jep të drejta trupit që të kërkojë gjëra që bien ndesh me shpirtin dhe që janë mëkatet. Prandaj duke ulur tekat e trupit, ne ndihmojmë shpirtin që shpirti të lidhet me Zotin dhe duke u lutur, atëherë ndihmohesh’’