Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fajësuar militantët për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.

“Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo IDF. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu.

Ndërkohë Hamasi për shpërthimin në spital dhe vdekjen e mbi 500 personave, ka akuzuar forcat izraelite për një sulm ajror, derisa ushtria izraelit thotë se bëhet fjalë për një raketë ta xhihadit islamik palestinez (PIJ).

Ministria e Punëve të Jashtme, ka publikuar videon ku pretendohet dhe shihet sesi “PIJ godet me raketë spitalin në Gazë”.

Një prej raketave ka goditur spitalin Ali Ahli në Gazë, duke shkaktuar dëme të mëdha, duke vrarë qindra palestinezë dhe plagosur shumë tjerë, thuhet në njoftimin e policisë.