Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar sot për njerëzit që humbën jetën dhe pasojat e tjera të tërmetit në Afganistan.

“Lutem për mijëra jetët e humbura, të lënduarit, familjet që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë, si pasojë e tërmetit në Afganistan. Varfëria, mungesat në shërbimin shëndetësor dhe shërbimet jetike bazë, e bëjnë më emergjente ndihmën ndaj popullit të Afganistanit”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.
2053 viktima janë konfirmuar deri më tani nga tërmeti shkatërrues në Afganistan. Të plagosur kanë mbetur të paktën 9200 persona, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit të ndihmuar nga banorët vendas vijojnë ende të kërkojnë nën rrënoja.

Lëkundjet e tokës me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë të qytetit të Heratit, kanë shkatërruar dhe mbi 1300 shtëpi, duke lënë në qiell të hapur të mbijetuarit.