Pas Apple dhe Samsung, rivalë të përjetshëm kur flasim për telefonat e mençur, tashmë në treg konkurron edhe Google. Kompania ka publikuar, pas pritjes së gjatë, telefonin e mençur Pixel 8 dhe një orë të re, me teknologjinë e inteligjencës artificiale, të integruar në to. Dhe kjo është risia më e fundit e teknologjisë.

Ekspertët parashikojnë që Pixel 8, të sfidojë hapur e të kërcënojë shitjet e iPhone në të gjithë botën dhe është dizenjuar enkas për të treguar sesi produktet Andriod, mund të tejkalojnë limitet e teknologjisë, që ne sot njohim. Telefonat PIXEL janë vërtetë popullorë, sidomos për ata që janë të apasionuar pas fotografive apo edhe për konsumatorët që janë fanatikë të telefonave të modifikuar, siç është ky smartphone i Google.

Inteligjenca Artificiale në telefon, siç Google njofton, do të ndihmojë së pari me fotografikë, do të përmbledhë në një të vetme çdo faqe internet të hapur dhe do të bllokojë automatikisht, thirrjet e padëshiruara. Pixel 8 Pro, mat automatikisht edhe temperaturën e trupit të përdoruesit, dhe kjo falë aprovimit që ka marrë nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Telefoni Pixel 8 ka një çmim fillestar prej 699 $ ndërsa Pixel 8, nis nga 999 $. Ndërsa orët e mençura të Google nisin nga 349 $.