Një studim i ri ka zbuluar se më pak se 25 minuta ushtrime në ditë mund të jenë sekreti për parandalimin e kancerit.
Hulumtuesit e Shoqatës Amerikane të Kancerit kanë zbuluar se dy orë e gjysmë ushtrime në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e shtatë formave të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, zorrës dhe veshkave.
Për këtë studim, shkencëtarët i analizuar të dhënat e 750 mijë personave, duke ua matur aktivitetin fizik.
Pastaj, ekipi hulumtues i ka përcjell ata për të parë nëse kanë zhvilluar ndonjë formë të sëmundjes.
Rezultatet kishin treguar se rreziku i 7 nga 15 lloje të kancerit që i kishin studiuar ishte zvogëluar drastikisht kur njerëzit kishin ushtruar të paktën 2 orë e gjysmë në javë.
Ata të cilët kanë ushtruar më shumë se 25 minuta në ditë kanë pasur zvogëlim edhe më të madh të rrezikut të zhvillimit të kancerit.