Gjatë parashikimit të horoskopit ditën e sotme në “Wake Up”, astrologia e njohur Meri Shehu, ka paralajmëruar shenjën e Luanit që të mos i japin shumë gaz makinës pas datës 20 tetor.
Madje pas datës 15 kjo shenjë do përjetojë një dramë ekonomike ose personale.
“Luanët e kanë Afërditën, mbretëreshën e bukurisë dhe të ekonimisë deri në datën 9, pastaj kjo ikën nga shenja e tyre dhe merr më shumë ekonomi. Por do përjetojnë një dramë ekonomike ose personale pas datës 15. Luanët, një takim do ta kenë shumë të rëndësishëm me eklipsin e diellit në datën 14 tetor, ndoshta një udhëtim, takim i rëndësishëm, ndonjë vendimmarrje të rëndësishme. Të mos i japin shumë gaz makinës pas datës 20 tetor”, u shpreh Meri Shehu.