Aktorja Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, janë ndarë.

Ikona e Hollywood dhe skulptori i famshëm raportohet se i kanë dhënë fund martesës së tyre gjashtë vite më parë.

“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndryshme”, tha një zëdhënës i 74-vjeçares.

Aktorja dhe skulptori 76 vjeçar u panë së bashku për herë të fundit në Oscar 2018.

Çifti kanë katër fëmijë së bashku, kantautorin Henry Wolfe, 43 vjeç, dhe aktoret Mamie Gummer, 40, Grace Gummer, 37 dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç.

Fituesja e Oscar dhe Gummer u prezantuan për herë të parë nga vëllai i saj, Harry, në 1978.

Në atë kohë, aktorja vuante për humbjen e të dashurit të saj të ndjerë, John Cazale, i cili ndërroi jetë nga kanceri në mushkëri atë vit.

Ata u martuan po në të njëjtin vit dhe që atëherë e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut.

Kur u pyet për sekretin e martesës së saj të gjatë, Streep tha për Vogue në 2002: “Vullneti i mirë dhe gatishmëria për t’u përkulur dhe për të mbyllur gojën herë pas here”.

“Nuk ka asnjë udhërrëfyes se si të mbahet një familje: Është gjithmonë një negociatë e madhe.”

Në vitin 2017, Streep bëri një koment të rrallë për bashkëshortin e saj pasi pranoi çmimin për aktoren më të mirë, pas interpretimit të saj në “Zonja e Hekurt”.

“Dua që ai të dijë se gjithçka që vlerësoj më shumë në jetën tonë, ti më ke dhënë”, tha ajo.

Aktorja është nominuar për 21 çmime Oscar, duke fituar tre herë.