Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në reagim të lajmeve të publikuara nga disa medie lidhur me mbylljen e Spitalit të Tepelenës sqaron se nuk ka asnjë plan për të mbyllur Spitalin e Tepelenës.
Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore, në përputhje me sëmundshmërinë, demografinë, gjeografinë dhe nevojat e paplotësuara.
Në kuadër të këtij Plani, janë analizuar aktivitetet e spitaleve, burimet njerëzore, aparaurat dhe distancat.
Spitali i Tepelenës ka 72 shtreter dhe në vitin 2022 ka kryer gjithsej 160 shtrime, 35 EKG, 7 Echo, asnjë egzaminim roentgenografik. Koeficienti i shfrytëzimit të shtratit ka qenë rreth 3%. Gjatë vitit 2022 ka ofruar rreth 3500 vizita në urgjencë. Pra, qytetarëve të Tepelënes i është shërbyer kryesisht me sherbim 24 orësh.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon se spitali i Tepelenes, nuk do të mbyllet, por do të transformohet gradualisht në një spital që do t’i shërbejë më mirë nevojave të popullsisë me demografi të ndryshuar, ku është shtuar popullsia e moshuar, dhe nevojave që ka kjo popullsi, të paplotësuara deri tani, siç është kujdesi paliativ, geriartria e riaftësimi. Shtretërve të destinuar në planin e vjetër për kirurgji, obsetrike etj, do t’iu ndryshojë destinacioni për nevojat reale të qytetarëve të Tepelenës, në këtë etapë të transformimeve të ndodhura në shëndetësi.
Ky transformim që do të ndodhë gradualisht, është bërë i mirë menduar dhe i konsultuar me të gjitha strukturat, përfshirë edhe strukturat vendore të Tepelenës. Është konsultuar publikisht dhe është lançuar edhe në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në mars të vitit 2023.