Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër më 18:00 në “Air Albania”, sfidën miqësore me Bullgarinë. Dueli vjen pas triumfit 3-0 që tanët siguruan disa ditë më parë kundër Çekisë po në Tiranë, me duelin që vlente për grupin E të Euro 2024.

Për miqësoren e së martës, trajneri Sylvinho ka dalë para medieve së bashku me portierin Thomas Strakosha. Për brazilianin e stolit rëndësi ka vazhdimësia, teksa projektohet një rotacion në formacion, për t’iu dhënë minuta lojtarëve që janë aktivizuar më pak.

Konference live:
Thomas Strakosha, portieri i Brentford në Premier League tha:
Debutimi në Premier League dhe Kombëtarja? Ndihem shumë mirë, jam krenar që po luaj në Premier League. Kushdo që luan në Kombëtare duhet të jenë gati dhe objektivat vlejnë. Nuk futemi për të humbur, jemi këtu për të fituar. Çdo ndeshje vlen për të kuptuar njëri-tjetrin.
Jam i lumtur që jam në Premier League, kam cilësi për të luajtur aty. Nëse nuk provon nuk e di nëse është mirë apo keq. Tani dua të jem në Europin.
Në Kombëtare jemi të lumtur, duket edhe nga jashtë. Kjo është ajo që na ka munguar gjithë ato vite. Grupi të bën të ndihesh mirë dhe të kesh rezultate.
Ndryshimi Reja – Sylvinho? Na ka munguar grupi. Gjëja më e mirë