Tirana sot është kryeqendra e ballkanike e Evropës, pasi në kryeqytetin shqiptar po mbahet Samiti i Procesit të Bërlinit, për herë të parë jashtë kufinjve të BE.

Samiti po mbahet pikërisht te Piramida, një godinë e ndërtuar nga diktori Enver Hoxha, i cili nëse sot do ishte gjallë do të festonte ditëlindjen, a është kjo një përkatësi simbolike rastësore apo Rama me dashje ka dashur ta bëjë këtë kontrast? Sipas analisti Mentor Nazarko kjo është dëshmi që Tirana po ndryshon. Sipas tij tani, jemi në një kohë tjetër, kur Shqipëria ka fituar një rëndësi të madhe Rajonale dhe me gjerë.

“Piramida është dëshmia e klektizmit konceptual të godinës, kanë dashur ta bëjnë qendër rinore pastaj për inovacion ,tani si qendër evropiane. Po luan funksionin si mikëpritëse të këtij samiti edhe si dëshmi e autoriteteve të Tiranës, që Tirana po ndryshon.

Natyrisht, Rama i cili e ka këtë fokus tek urbanja, arkitektët e mirë, duke shfrytëzuar mundësinë që Tirana e bë mikëpritësa e disa samiteve për pak kohë, nuk ka preferuar që t’i bëjë në një godinë.

Jemi në një kohë tjetër, Shqipëria ka fituar rëndësi të madhe Rajonale dhe më gjerë, në fakt shqiptarët, pesha ndërkombëtare e Shqipërisë nuk do të ishte e tillë pa faktin se Shqipëria rrethohet nga shqiptarë, në katër shtete të ndryshme” tha Nazarko.

Në lidhje me faktin nëse Shqipëria po përfiton vërtet diçka nga ky Samit apo është thjeshtë një simbolikë, Nazarko tha se Shqipëria po përfiton dhe po përfiton për shkak të asaj që ka bërë. Sipas tij, Shqipëria është zgjedhur për të qenë mikëpritëse e këtij samiti është për shkak roli që ka pasur në “Open Balkan”.

“Unë mendoj që Shqipëria po përfiton edhe falë asaj që ka bërë. Udhëheqësit nuk vijnë rastësisht. Është zgjedhje jo vetëm simbolike, por kryesorja është që ka një politikë konstruktive rajonale, e dyta Shqipëria e fitoi këtë rëndësi edhe për shkak të sulmit kibernetik të Iranit, e treta edhe roli që ka pasur Shqipëria në procesin e Ballkanit të Hapur ka qenë një arsye shtesë që Shqipëria të ishte vend mikëpritës. Pse? Sepse në fakt ajo iniciativë kishte në themel bashkëpunimin Rajonal, por pa evropiane në mes. Funksionimi i saj theksoi pafuqinë e BE.

Gjermanët që ishin ideatorët e këtij procesi, donin që ta ndërtonin këtë simbolikë, pezullojë, ngrije, lërë të vdes Ballkanin e Hapur dhe t’i japim jetë kësaj tjetrës” shto ai.