Vitet tuaja kur e arrini kulmin e fitimit të parave mund të jenë më afër se sa mendoni. Sipas kompanisë kërkimore të pagesave PayScale, punëtorët që punojnë me orar të plotë me diplomë të Bachelor priren të fitojnë më shumë para në të 40-at dhe 50-at e tyre.
PayScale zbuloi gjithashtu se kur fitoni më shumë gjatë karrierës varet nga gjinia juaj: Rritja e pagave për gratë e arsimuara në kolegj ndalon rreth moshës 40 vjeçare. Për burrat e arsimuar në kolegj, pagat vazhdojnë të rriten edhe për një dekadë dhe arrijnë kulmin në fillim të të 50-ave.
Edhe në Amerikë ekziston dallimi në fitimin e pagave për gjininë mashkullore dhe femërore. Të diplomuarit e gjinisë mashkullore fitojnë më shumë nga fillimi: Ata sjellin në shtëpi një pagë mesatare prej 50,700 dollarë në moshën 22 vjeçare, ndërsa koleget e tyre të gjinisë femërore fitojnë 39,500 dollarë në vit, pra një diferencë prej 11,200 dollarë.
Nga mosha 22 deri në 33 vjeç, paga e grave në fakt rritet pak më shpejt se e burrave. Megjithatë, një ndryshim ndodh në moshën 34 vjeçare, kur rritja e të ardhurave të grave fillon të ngadalësohet dhe ajo e burrave mbetet e qëndrueshme.
Deri në moshën 41-vjeçare, gratë e arsimuara në kolegj shohin kulmin e pagave të tyre në rreth 61,000 dollarë. Ndërkohë, meshkujt vazhdojnë të shohin rritje deri në moshën 53 vjeç, në të cilën pikë ata fitojnë rreth 95,000 dollarë.
“Hendeku më i vogël në pagat e papërpunuara ndodh në moshën 25 vjeçare (me burrin që punon që fiton 10,600 dollarë sesa gruaja tipike që punon) dhe është më e madhe në moshën 54 vjeç (kur burri t fiton 32,800 dollarë më shumë se gruaja),” raporton Payscale.
Arsyeja kryesore që burrat vazhdojnë të kenë rritje të pagave më vonë në karrierën e tyre sesa gratë “është zgjedhja e punës”, thotë kryeekonomistja e PayScale, Katie Bardaro për CNBC Make It. “Punët që janë më të zakonshme për meshkujt priren të kenë rritje më të gjatë të pagave reale”, si pozicionet e zhvilluesve të softuerit dhe inxhinierisë, thotë ajo. “Ndërsa punët që janë më të zakonshme për gratë – mësueset, punonjësit e kujdesit shëndetësor, punonjësit socialë, punonjësit e administratës, etj. priren të kenë rritje më të shkurtër të pagave reale”, shton tutje ajo.