Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi i ka dalur në mbrojtje kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratës se “Kosova është bërë tokë e askujt”.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se intervista e Ramës është ematur dhe e mirë, duke thënë se argumenti i tij është të rivendos kontrollin NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikur që pamë sulmin terrorist në Banjskë.
“Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’. Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë pamë sulmin terrorist në Banjskë”, ka shkruar Muharremi.