Granada humbi dje në mbrëmje 2-3 me Villarealin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 11-të në La Liga. Për vendasit shënoi edhe Myrto Uzuni, që gjen golin e katërt në La Liga këtë sezon.

Ndeshja në “Los Carmenes” nisi ‘malore’ për Granadën, që pësoi tre gola brenda 10 minutave lojë. Në të 18 dhe 23′ ishte Moreno dhe më pas Sorloth (28′) që befasuan vendasit me golat e shpejtë për 0-3.

Granada do zgjohej dhe do shënonte me Sanchez në të 29 minutë dhe më pas me Uzunin në minutën e 34. Sulmuesi nga Berati kontrolloi bukur topin dhe me një “vallëzim” me finte shmangu mbrojtësin dhe lëshoi të majtën për ta ndalur sferën në rrjetë.

Edhe pse pjesa e dytë ishte e luftuar, skuadra e Uzunit nuk mundi të merrte një pikë në shtëpi. Villarreal me këtë sukses shkon në kuotën e 12 pikëve për vendin e 12-të, ndërsa me vetëm gjashtë pikë Granada mbetet në vendin e parafundit (19).