Festat e fundvitit po afrojnë, dhe pa muzikë asnjë festë nuk ka kuptim. Atalanta Banda, sapo ka publikuar projektin e ri ”Potpuri 2023”, ku Florion Thaqi dhe Faton Isufi kanë sjellë një kolazh unik të këngëve të vjetra, të përpunuara mjeshtërisht nga ata.

Një kolazh që do të na shoqërojë në ditët festive. Një grup i cili vitet e fundit është kthyer në të preferuarin e publikut për gëzime dhe festa familjare.

Në kohën e sotme ku muzika fast-food po zë peshë shumë, zëra si Florioni duhet që të dëgjohen edhe mbështetur më shumë. Një i ri që këndon muzikë popullore është diçka shumë unike dhe me vlerë për vendin, pasi ruan traditat.

Përpos këndimit, artisti Thaqi është edhe një profesor i nderuar, që po mëson brezat e rinjt me instrumentet muzikore.