Rafa Nadal do të luajë në Australian Open në muajin janar. Lajmin e dha drejtori i turneut Craig Tiley, pasi 37-vjeçari është duke u rekuperuar plotësisht pas iu nënshtrua një operacioni në kofshë në fillim të këtij viti.
Ish-numri 1 i botës që ka fituar 22 Grand Slame, ka qenë jashtë fushës që nga muaji janar, pasi u dëmtua në ije në ndeshjen e raundit të dytë në Australian Open.
“Gjithmonë ke shpresë, sepse dëshironi që njerëz si Rafa Nadal të jenë këtu dhe ai është veçanërisht dikush që e do Australinë, i pëlqen të luajë, është shumë i pëlqyer nga të gjithë. Shumë i emocionuar kur e shoh atë në gjendje të mirë fizike ndërsa ka ende pak kohë nga tani deri në janar. Rëndësi ka të qëndrojë i shëndetshëm!Deri tani shenjat kanë qenë vërtet të mira.”
Ndërhyrja kirurgjikale 37 vjeçarit iu krye në muajin qershor e sipas mjekëve duhet që të qëndronte larg sportit për pesë muaj. Mungesa e detyruar ka bërë që spanjolli të pozicionohet në vend të 240 në renditjen botërore.
Tiley tha gjithashtu se australiani Nik Kirios mund të rikthehet në Melbourne Park Grand Slam pasi iu nënshtrua një operacioni në gju në janar dhe pati probleme në kyç dhe këmbë gjatë vitit 2023.