Dashi

Gjatë kësaj jave duhet të kërkosh më shumë, që ta bësh lidhjen më pasionante, përmbushëse dhe autentike. Eklipsi diellor në Peshore të motivon që të qartësosh dëshirat e tua në lidhje, për të marrë dashurinë që kërkon dhe për të dhënë atë që duhet. Çelësi është balanca.

Demi

Marsi do të hyjë në Akrep dhe do të ndriçojë sferën e romancës, duke tërhequr drejt teje partnerë që ndoshta dallojnë shumë nga ti, në pjesën e karakterit dhe preferencave, por mos harro: Të kundërtat tërhiqen dhe janë shumë interesante. Edhe eklipsi në Peshore të ndihmon në raport me miqtë dhe të afërmit.

Binjakët

Nis me hapa të vegjël, por merre mundimin! Marsi në Akrep të nxit që të kujdesesh për mirëqenien dhe të shmangesh kthesat që do të të dalin përpara. Qartëso qëllimet dhe ec përpara. Miqtë do të të ndihmojnë të kesh sa më shumë suksesi. Shprehe veten, me guximin dhe ndjesitë që të karakterizojnë.

Gaforrja

Dil nga guaska ku je fshehur, ndërmerr hapa të mëdhenj, të cilat mund të të përballin me rrezikun, por edhe mund të të shpërblejnë në mënyrë fantastike. Nuk ke pse të jesh vigjilent ndaj çdo veprimi dhe ngjarjeje të vogël që ndodh në jetën tënde. Së shpejti, do të bëhesh pjesë e një rrugëtimi të bukur me familjen tënde.

Luani

Edhe kufijtë që ti vendos ndikojnë në lidhjet që krijon, i dashur Luan. Ji më i qartë se çfarë do në një marrëdhënie dhe krijo lidhjet e duhura me njerëzit që çmon. Eklipsi i së shtunës do të transformojë pozitivisht komunikimin tënd dhe do të të ndihmojë të kuptohesh qartë me ata që të rrethojnë.

Virgjëresha

Hape veten, Virgjëreshë! Bëj ca biseda të qarta, që nuk lënë vend për keqkuptim. Ti duhet ta dish: Gojët e mbyllura nuk ushqehen, ndaj nëse të preket mirëqenia dhe të shkelen të drejtat, fol dhe shprehu! Eklipsi në Peshore të ndihmon në marrëdhënien tënde të ndërlikuar me financat.

Peshorja

Gëzuar ditëlindjen, Peshore! Marsi hyn në Akrep dhe të ndihmon të lësh pas emocionet dhe situatat që ndikojnë në sjelljet e tua. Eklipsi diellor në shenjën tënde është shumë i rëndësishëm dhe të nxit të lësh në të shkuarën gjërat që s’të shërbejnë dhe të hapësh derën për mundësitë e reja.

Akrepi

Të duhet edhe pak kohë të dalësh totalisht në dritë. Marsi pasionant do të hyjë të enjten në shenjën tënde dhe të motivon të bësh një rezyme të jetës, ta kuptosh se cili do të jetë drejtimi që do të marrësh dhe ç’do të kesh në jetën tënde.

Shigjetari

Momenti për të pushuar erdhi! Marsi, me energjinë e tij, të thotë qartë: “Rilidhu me veten tënde”. Lëre intuitën të të besojë dhe mendohu për ndjesitë që fal tek të tjerët. Është reciproke? Po të kthehet dashuria mbrapsht? Mendohu dhe përgjigju.

Bricjapi

Që ti je një lider, ajo dihet, i dashur Bricjap! Inteligjenca, shkathtësia, aftësia, miqtë, kolegët me të cilët ke një raport të ngushtë dhe bujaria jote do të ndriçohet nga eklipsi fantastik i së shtunës. Potenciali yt do të bashkohet me atë të miqve, për të krijuar projekte të rëndësishme.

Ujori

Çfarë kërkon në fushën profesionale, Ujor? Ndjesitë e tua të lirisë, lidershipit dhe zhvillimit personal do të zhvillohen dhe tanimë, është çasti ideal që ta lidhësh pasionin me profesionin. Eklipsi diellor te Peshorja do që ti të zgjerosh horizontin përmes edukimit dhe udhëtimeve.

Peshqit

Dhimbja të mëson gjëra të reja dhe vizioni të çon shumë larg. Pra, nëse po përballesh menjë problem të dhimbshëm, por ke një zgjidhje vizionare në mendje, ndoshta mund ta ndërmarrësh hapin. Me shumë gjasa, përfundimi është pozitiv. Nga e shtuna do të ndjekësh dëshirat e tua për intimitet dhe dashuri.